Cfare është ISO 9001?

ISO 9001 është standardi që përcakton kërkesat për një sistem të menaxhimit të cilësisë. Ndihmon bizneset dhe organizatat të jenë më efikase dhe të përmirësojnë kënaqësinë e klientit. Një sistem i menaxhimit të cilësisë është mënyra se si një organizatë mund të përmbushë kërkesat e klientëve të saj dhe palëve të tjera të interesuara që preken nga aktiviteti i saj

Kush mund të zbatoj dhe të certifikohet me standardin ISO 9001?

ISO 9001 është i përshtatshëm për te gjitha organizatat pavarsisht nga objekti, madhësia dhe sektori i aktivitetit. Kompanitë e madhesisë së vogel që nuk kanë ende personel të përkushtuar për cilësinë mund të gëzojnë përfitimet e zbatimit të standardit - ISO qe ka shumë mundesi, burime për t'i ndihmuar.

ISO 9001: përfitimet
  • Manaxhon punen në mënyrë më efikase, duke shpërndarë detyra dhe përgjegjësite për përmirësimin e cilësisë së punës të secilit. Kjo rrit produktivitetin dhe efikasitetin, duke ulur kostot e brendshme.
  • Përmbushë kërkesat e nevojshme ligjore dhe rregullatore të tregut.
  • Ndihmon biznesin te zgjerohet në tregje të reja, pasi shumë sektorë dhe klientë kërkojnë ISO 9001.
  • Ndihmon ne identifikimin dhe adresimin e rreziqeve që lidhen me organizatën.
  • Vlerëson kontekstin e përgjithshëm të organizatës duke përcaktuar se kush ndikohet nga puna juaj dhe çfarë presin nga ju. Kjo ndihmon në qartësimin e objektivave dhe identifikimin e mundësive të reja për bizneset.
  • Rrit besimin në produktin/shërbimin nga ana e klientit duke u siguruar që vazhdimisht i përmbushni nevojat dhe rrisni kënaqësinë e tyre. Kjo do te të sjell përsëritje te porosive, klientëve të rinj dhe rritje të biznesit.
  • Çfarë përfitimesh sjell për
    biznesin apo organizatat?

    Implementimi i një sistemi të menaxhimit të cilësisë ndikon pasi:

  • Qeveria apo administrata publike i japin prioritet kompanive që janë certifikuar me ISO 9001, në pjesmarrjen në tendera te ndryshem.
  • U jep siguri pronarëve dhe drejtuesve të kompanisë për mbajtjen gjithmonë nënkontroll të aktivitetit.
  • Siguron që përmirësim i arritur varet nga një sistem manaxhimi dhe jo nga nisma të izoluara.
  • Ndihmon kompanite të arrijë përmirësim të vazhdueshme për të kënaqur pritshmeritë e klientëve.
  • Our accreditation

    sqAL